Fyle Shqiperia mori sa meritonte

Ndersa Komisioni Europian nuk lekundet nga qendrimi i 9 nentorit. Stefan Fyle Komisioneri Europian per Zgjerimin deklaroi se Shqiperia mori ate qe meritonte.
Ne duam deshmi efikase nese duam te jemi te besueshem. Ne kete pike nuk e kam problem qe te vijoj tua perseris kete. Liria e shtypit dhe medias eshte shqetesim ne shume vende. Opinioni mbi Shqiperine e Malin e Zi eshte bazuar ne perparimin qe secili prej tyre ka bere duke mbetur realist per ato cfare mbeten per tu bere. Ne kuader te sjelljes sone qe bazohet ne besueshmeri ne u percaktuam disa prioritete te qarta secilit vend qe tregojne se cfare duhet bere e ne do te shohim sesi eshte perparuar per keto prioritete ne paketen e zgjerimit 2011 tha Fyle.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e Kryeministri Sali Berisha akuzuan Komisionin per mungese transparence dhe shprehen pakenaqesine e tyre per opinionin e publikuar mbi Shqiperine
Persa i takon Shqiperise shoh se nuk ia vlen qe te kete nje rruge te shpejte e nuk ka per te patur nje rruge te shpejte zgjerimi. Por nuk shqetesohem per kete e marr me durim si nje proces te bazuar teresisht mbi merita. E vetmja gje qe kerkoj jane marredheniet transparente. Asgje tjeter. Ne ju permbajtem transparences e me lendoni kur thoni se qeveria nuk pranoi propozimin e opozites. Ne nje kohe kur une perpara ketyre zoterinjeve ketu e te tjereve kam bere kaq shume propozime e kam pranuar shume gjera tha Berisha.
Ndersa kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se jane realizuar 136 seanca degjimore ne komisione parlamentare 98 grupe interesi jane ftuar e me shume se 16 institucione kushtetuese kane raportuar aty.Une shpresoj vertet se ne raportin e ardhshem do te reflektohen keto realitete e te verteta.
Me shume se miratimi i ligjeve Komisioni Europian kerkon zbatimin e tyre.
Besueshmeria fitohet jo vec duke germuar kutite per perafrimin e legjislacionit por sidomos duke lene gjurme te besueshme per zbatimin e tyre dhe reformat e ndermarra. Vetem keto deshmi mund te garantojne ndryshimin e pritshem dhe perfitimet ndaj shoqerisetha Fyle.
Persa i takon ngercit politik kryeimistri Berisha deklaroi se ne tryezen e tij nuk ka mberritur ende nje propozim nga Partia Socialiste.
sink berisha jashte flet shqip thtoe
Une e kam problem qe te zbardh megafonet. Jam gati te shqyrtoj me seriozitet cdo oferte te PS-se tha Berisha.
Tre mesazhet kyce qe konferenca Ballkani ne zemer te Europes duhet te transmetonte sipas kryeorganizatorit Joseph Daul kishin te benin me mbeshtetjen repsektive per me shume mireqeverisje e me pak korrupsion ne rajon mireorganizimin politik per te evituar raste te bllokimit nga opozita si ne rastin e Shqiperise dhe se treti tu tregohej vendeve te rajonit se para hyrjes ne BE duhet te pershtasin legjislacionin e praktikat europiane.
Pergatiti ARTA TOZAJ