Detyrimet ndaj te huajve

Fakti qe qeveria do te vijoje te mbaje edhe per vitin 2011 nje nivel borxhi te larte prej 59 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto nga 58 per qind qe kishte premtuar se do e ulte ka shkaktuar reagime te forta perfshi dhe zyrtaret e FMN-se institucioni qe monitoron dhe certifikon financat tona.
Per te pasur nje ide me te qarte te borxhit shqiptar ne teresi gazeta Shqip publikon ndoshta per here te pare detajet e tij duke nisur me marreveshjet e firmosura me hapjen e vendit ne fillim te viteve 90-te me nivelin aktual te borxhit pagesat per te dhe institucioneve e shteteve qe u detyrohemi.
Nga statistikat zyrtare te marra nga Ministria e Financave rezulton se borxhi ne total i shtetit shqiptar deri ne fund te muajit gusht 2010 ishte rreth 710 miliarde leke kurse deri ne fund te vitit mund te rritet edhe me 30 miliarde te tjera ndersa per vitin qe vjen 2011 parashikohet ta kaperceje kufirin e 800 miliarde lekeve aferisht 5.8 miliarde euro.
Te ky borxh perfshihen te gjitha detyrimet huate dhe kredite e marra si nga bankat vendase te huajat donatoret dhe shtetet me te cilat kemi nenshkruar marreveshje. Duke i ndare ne dy zera borxhi i jashtem i Shqiperise deri ne fund te muajit gusht ishte rreth 2 miliarde e 577 milione euro. Ketu futen te gjitha detyrimet qe shteti shqiptar ka ndaj te huajve si banka institucione zhvillimi shtete e deri te huat e marra nga koha e komunizmit.
Trajtimi i borxhit te jashtem ne teresi ka rendesi per vete faktin se paraqet nje sere risqesh ne rast se nuk miremenaxhohet. Rreziku i pare vjen nga kursi i kembimit kurse i dyti nga ndikimi qe jep ne opinionin nderkombetar perkeqesimi i nivelit te tij dhe vonesat e shlyerjes ndaj nje banke apo shteti te huaj.
Referuar bilancit te borxhit publik Shqiperia u detyrohet 25 shteteve te ndryshme ne masen e rreth 800 milione eurove. Ne listen e shteteve qe u kemi borxhe jane te perfshira vende nga Europa ku dominojne detyrimet ndaj Italise dhe Gjermanise rreth 3710 milione euro te dyja se bashku nuk mungojne vendet skandinave lindore perfshi edhe Rusine e madje fqinjet e rajonit Serbi dhe Maqedoni.
Harta shtrihet ne Azi ku futen vende si Japonia Kina dhe Koreja e Jugut per tu zhvendosur me pas ne shtetet islamike si Kuvajti me mbi 43 milione euro kryesisht vendet islamike kane operuar me bankat e tyre dhe jo direkt me qeverite.
Me 22 vende qeveria shqiptare ka nenshkruar marreveshje bilaterale ne masen e 710 milione e 606 mije eurove kurse me tre te tjera jane detyrime prej 92 milione eurosh qe rrjedhin nga Klubi i Parisit Franca Rusia dhe Anglia.
Ne listen e atyre qe u kemi borxhe zene vende te konsiderueshme bankat e huaja institucionet financiare nderkombetare zhvilluese dhe donatore. Jane gjithsej 9 te tilla si BERZH IDA IBD CEB OPEC etj qe menaxhohen kryesisht nga Banka Boterore ajo Europiane dhe Islamike te cilave u kemi 1 miliard e 352 milione euro.
Qeveria shqiptare ka mundur te marre hua edhe ndaj kreditoreve private pra banka tregtare ne masen e 422 milione e 600 mije euro. Pra ne total jane rreth 2.5 miliarde euro qe u kemi te huajve ose dicka me pak rreth 300 milione euro se buxheti i shtetit per vitin 2011.