Gallup Shqiptaret nuk kane besim te politika

Ky perkufizim nuk vjen si pjese e nje deklarimi politik te njeanshem por si shprehje e nje statistike te ndertuar mbi gjurmimin ne terren te mendimit te qytetareve qe prekin vete cilesine e tyre pertej retorikes dhe demagogjise se reformave.
Te pyetur nga Gallup Balkan Monitor ne nje sondazh qe do te prezantohet sot ne Bruksel shqiptaret pergjigjen me shume pesimizem per institucionet e vendit duke dhene shifra qe flasin me shume se cdo interpretim. 81.9 te pakenaqur dhe 12.1 te kenaqur keto jane perceptimet e gjurmuara nga Gallup duke sjelle ne vemendje nje realitet i cili behet lakmuesi me i sakte i politikes shqiptare.
Statistika e ndertuar mbi sondimin e 1000 qytetareve plotesohet me tej me pergjigje domethenese per ceshtje celes si zgjedhjet performanca e Kryeministrit besimi te klasa politike korrupsioni dhe standardi i jeteses.
Keshtu duke iu referuar shifrave ekipi politik ne vend do te duhet te kuptoje se po vepron mbi nje boshllek te madh teksa 40.2 e qytetareve nuk e aprovojne drejtimin e tij. Ne kete rast flitet jo per njeren pale por per te gjithe klasen politike pozite dhe opozite nje sinjal ky qe flet per hendekun e thelluar mes saj dhe mases se gjere te njerezve.
Shqetesues behet ky realitet po te merret ne analize edhe qendrimi i pergjithshem mbi procesin elektoral ne vend qe eshte edhe instrumenti rigjenerues i institucioneve. Sondazhi jep te dhena problematike po te merret ne konsiderate se pyetja e shtruar lidhet me besimin te zgjedhjet dhe jo pjesemarrjen ne to. Konkretisht 29.8 e te pyeturve deklarojne se nuk besojne fare te zgjedhjet 31 pak 27.5 mjaftueshem dhe vetem 8.3 pergjigjen se besojne shume ne to.
Do te mjaftonte kjo statistike per te marre nje perfytyrim bruto te realitetit politik qe kane ndertuar partite shqiptare te cilat per mbushjen e deshtimeve te veta thjesht pershkallezojne akuzat dhe terminologjine.
Ne vijim Gallup Balkan Monitor lejon qe te perftohet nje statistike krahasuese lidhur me preferencat e shqiptareve per palet respektive dhe aksionet e tyre dominuese politike. P.sh nese ne kontekstin e kesaj pakenaqesie te plote vleresimi per punen e Kryeministrit qe shkon ne 42.7 pozitiv dhe 47.1 negativ krijon thyerje logjike qendrimi mbi bojkotin e Partise Socialiste jep nje perceptim qe ka vleren e mesazheve direkte nga elektorati.
Sipas Gallup Balkan Monitor 28.2 e te anketuarve e perkrahin ate 33.6 mendojne se opozita po e ekzagjeron dhe duhet te kthehet ne punen normale parlamentare 18.1 i gjykojne kauzat e opozites false dhe 12.7 jane te pavendosur.
Shifrat flasin vete por nje konkluzion paraprak te con ne vleresimin se nismat me sens bllokues te PS-se kane krijuar ne rastin me te mire corientimin e qytetareve apo edhe refuzimin e tyre per te mirepritur aksione me natyre radikale. Kjo ka rendesi te nenvizohet sidomos po te sillet ne vemendje besueshmeria minimale te zgjedhjet pasi bashkimi i ketyre dy faktoreve logjikisht con ne nje mospjesemarrje masive te atij kontingjenti qe ne nje moment me optimal do te vendoste balancen e rezultatit.
Duhet thene se pervec qytetareve ne kete rast penalizohet edhe opozita e majte e cila ne ndryshim nga e djathta zyrtare vuan mungesen e nje elektorati militant dhe me reflekse te forta konformuese me linjen zyrtare. Nje mundesi politike hapet nga raporti i qytetareve me situaten ekonomike ne vend dhe standardin e jeteses. 49.6 shprehen te kenaqur dhe 47.6 te pakenaqur ndash ky regjister shifrash eshte ne nje pikepamje teper pergenjeshtrues ndaj propagandes opozitare por gjithsesi mbetet motivues per protestat e paralajmeruara prej saj nese elementi ekonomik do te mbahet ne krye te listes se ceshtjeve qe ajo shtron.
Jane rreth gjysma e shqiptareve qe sot nuk e pranojne standardin e tyre te jeteses dhe kjo eshte nje e dhene e cila mjafton per te mbajtur te hapur opsione elektorale dhe politike me perspektive te sigurt suksesi. Shpresa per kete jep edhe distancimi ne mase i shoqerise ndaj dukurise se korrupsionit perkundrejt nje gjykimi pergjithesues qe e sheh ate si pjese te kultures shqiptare. Keshtu rreth 74 e vleresojne ate si problem shume serioz ose serioz cka perben nje qendrim qe apelon per ndryshim.