E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle dhe Ashton vleresojne zgjedhjet e lira dhe procesin e rregullt zgjedhor

Ne nje deklarate te perfaqesueses se larte Catherine Ashton si dhe komisionerit Stefan Fyle pergezuan qytetaret shqiptare per  zgjedhjet e lira dhe procesin e rregullt zgjedhor ne keto zgjedhje parlamentare  ne Shqiperi.
 
Ata kritikuan rastet e raportuara te ushtrimit te dhunes dhe incidentet e ndodhura ne keto dite ,duke apeluar qe te iniciohen hetime ne menyre qe autoret pergjegjes te pergjigjen para drejtesise.

Ata e cilesuan te rendesishme qe pjesa e mbetur e ketij procesi zgjedhor te behet ne perputhshmeri me standardet nderkombetare dhe ato te BE-se.
Fyle dhe Ashton rekomanduan ne forme këshillë per subjektet politike ne Shqipëri per fryme konstruktive dhe inkurajuan formimin e menjëhershëm te qeverise pas certifikimit te rezultateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›