E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Une do te jem Kryeministri juaj dhe kryesherbetori juaj

Kreu i PS i jep përgjigje të gjitha aludimeve për kryesimin e qeverisë së re.

Sot ju vendosët t'më jepni një përgjegjësi të madhe për të udhëhequr vendin. Kështu u shpreh kreu i PS-së, Edi Rama gjatë daljes së tij publike mbrëmjen e sotme, duke folur si kryeministri i ri i vendit. Njëkohësisht duke u i dhënë dhe një përgjigje të qartë të gjitha aludimeve që flisnin për mundësinë e marrjes së LSI-së kryesimin e qeverisë së re,  Rama u shpreh se kjo karrige do të jetë veç e PS-së. “Asnjë qeveri s’mund t’i kënaqë të gjithë, por ju garantoj se për gjithë kohën që vjen unë jam në krye të vendit. Nga sot ne do të jemi me ju dhe për ju, deri në momentin që kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona. Nuk do e harroj kurrë se jeni ju që na vutë në krye të vendit. Shqipërinë e vumë mbi veten dhe partinë. Ne e pranojmë me përulje përgjegjësinë tuaj. Ju duhet të bëheni pjesë e skuadrës së Rilindjes. Ne kemi talentin, vlerat dhe vendosmërinë për të ecur përpara. Unë e dua këtë vend, ndaj luftova për të fituar. Unë do të jem Kryeministri juaj dhe kryeshërbëtori juaj”, u shpreh Rama. Sipas tij, PS ka projektin për ndryshimin e vendit.  “Shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në BE. Harta e Shqipërisë është e ngjyrosur me ngjyrën e purpurt. Kjo fitore është vetëm nisja e punës tonë”, deklaroi ai.  Por në këtë dalje të parë si Kryeministër i ardhshëm Rama dha dhe një mesazh për kundërshtarin e tij politik.  “Dua ta falenderoj Berishën për çdo gjë të mirë që ka bërë deri tani. Unë do t’u shërbejë me përkushtim të gjithë shqiptarëve, atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan. Askush nga pala tjetër të mos ndjehet i ofenduar, ata që kanë mbështetur PD të mos ndjehen të rrezikuar. Ky është momenti më krenar i jetës time. Mes krenarisë dhe përuljes, fiton thellë përulësia”, deklaroi Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›