E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon numërimi në shumicën e qarqeve, kryeson e majta

Edhe pse kanë mbetur shumë pak kuti pa u numëruar dhe ende nuk është shpallur rezultati zyrtar, pothuajse çdo gjë është vendosur në këto zgjedhje.

Të gjitha kalkulimet flasin për një fitore të thellë, madje të paparashikueshme në disa rajone të vendit, të koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama.

Koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, duket se ka marrë shumicën e cilësuar të vendeve në Parlamentin e ri, 84 nga 140 mandate deputetësh në total.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka marrë 65 mandate, Partia Demokratike 48 mandate, LSI-ja 17 mandate, PR 4 mandate, PDIU 4 mandate, 1 PBDNJ, 1 PKDSH.

Ndërkohë i vetmi qark që mund të ndryshojë mandatin është Tirana ku PS kërkon ti marrë një mandat të djathtës.

Në qarkun e Tiranës ende nuk ka përfunduar numërimi në KZAZ 33 dhe 34, në njësinë bashkiake numër 4 dhe 5.

Procesi i numërimit në këto KZAZ u ndërpre gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve  dhe pritet të nisë së shpejti.

Ndërkohë mësohet se ka përfunduar numërimi në KZAZ numër 53 të Librazhdit, e fundit për qarkun e Elbasanit.

Ja numri paraprak i mandateve sipas qarqeve

Vlorë

koalicioni i majtë 8 mandate

koalicioni i djathtë 4 mandate

Shkodër

koalicioni i majtë 6 mandate

koalicioni i djathtë 5 mandate

Gjirokastër

koalicioni i majtë 4 mandate

koalicioni i djathtë 1 mandat

Fier

koalicioni i majtë 11 mandate

koalicioni i djathtë 5 mandate

Kukës

koalicioni i majtë 2 mandate

koalicioni i djathtë 2 mandate

Korçë

koalicioni i majtë 7 mandate

koalicioni i djathtë 5 mandate

Dibër

koalicioni i majtë 3 mandate

koalicioni i djathtë 3 mandate

Berat

koalicioni majtë 6 mandate

koalicioni i djathtë 2 mandate

Elbasan

koalicioni majt렠 8 mandate

koalicioni i djatht렠   6 mandate

Lezhë

koalicioni majt렠 4 mandate

koalicioni i djatht렠  3 mandate

Tiranë

koalicioni majt렠 19 mandate

koalicioni i djatht렠   13 mandate

Durrës

Koalicioni i majtë 7 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›