Fyle në Tiranë, invalidët protestë sensibilizuese
Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi do të organizojë sot një protestë me karakter sensibilizues para Ministrisë së Integrimit.
Protesta sensibilizuese e invalidëve vjen me rastin e vizitës së Komisionerit Evropian Z. Stefan Fyle në Tiranë
“Me anë të kësaj proteste dëshirojmë të sjellim në vëmendje të politikës disa fakte edhe argumente që ndikojnë pozitivisht në procesin e integrimit të vendit tonë në BE”, – shkruhet në komunikatën për shtyp të Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Gjithashtu, ky këshill ka dhe mbështetjen e Forumit Evropian të Personave me Aftësi të Kufizuar, të cilët bëjnë me dije se protesta e ditës së sotme do të transmetohet në disa gazeta në Bruksel. /E.L/
