E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR: Kamionët nga Rusia nuk paraqesin rrezik

Kamionët me medikamente ruse

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka thënë medikamente e ardhura nga Rusia nuk kanë paraqitin ndonjë rrezik për ambientin në Kosovë, prandaj dhe nuk kanë marrë asnjë veprim ndaj tyre. Ai ka përkujtuar se trupat e KFOR-it nuk kanë mandat që të kryejnë detyrat e policisë kufitare apo të doganave dhe se nganjëherë “pritjet janë më të mëdha se çfarë duhet të bëjë KFOR-i dhe çfarë jo”.

Komandanti i KFOR-it i është përgjigjur shqetësimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili kishte kërkuar masa për të penguar kamionët me mallra në kalimet ilegale kufitare nga Serbia në Kosovë.

Në mëngjesin e së hënës nëpërmjet rrugëve alternative të kufirit me Serbinë është futur një kamion, dërgesë nga Rusia, e deklaruar të ketë ngarkesë me barna dedikuar spitalit të Mitrovicës. Ministri Rexhepi menjëherë pati reaguar për këtë. Ai qe shprehur i indinjuar që KFOR-i, mision i NATO-s në Kosovë, ka lejuar një gjë të tillë, ngaqë, sipas tij, kamioni mund të ketë pasur edhe armatim brenda, transmeton.
/Koha.net /
Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›