Fule: E ardhmja e Shqipërisë, në BE. Duhet dialog dhe reforma

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule ka deklaruar se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij të parë të mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Fule ka theksuar se kërkohet një përpjekje kombëtare për të përmbushur të gjtiha prioritetet e kërkuara.
“Përsëris mesazhin tim që unë e shoh të ardhmen e Shqipërisë si një anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Qytetarët shqiptarë e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe kjo është themore për reformat që duhet të kryehen dhe për këtë kërkohet një përpjekje e plotë kombëtare. Qeveria, opozita, institucionet e zbatimit të ligjit, gjyqësori, qytetarët dhe organizatat e shoqëria civile duhet të punojnë së bashku. Ju mund të arrini standarte në jetën politike, standarte këto që duhet të arrihen në një klimë paqeje pajtimi apo prosperiteti” theksoi Fule.
Ai ka theksuar gjithashtu se duhet vazhduar në rrugën e dialogut politik dhe përmbyllje me rezultatet të prekshme të reformave të kërkuara. “Pas marrëveshjes politike të nëntorit 2011, shoh që janë bërë përpjekje të vërteta për të cuar para reformat në vend, kemi arritje të mëdha, zgjedhja e Avokatit të Popullit, miratimi i disa ligjeve që kërkonin shumicë me 3/5 si dhe progres serioz në reformën zgjedhore e parlamentare. Rezultatet e para konkrete që burojnë nga zbatimi i planit të veprimit janë inkurajuese, vlerësoj faktin që ky plan u konsultua me palët e interesuara, por në mënyrë që synimi i përbashkët për statusin e më pas anëtarësimin të bëhen realitet, kemi nevojë për më shumë përpjekje, progresi do të varet prej jush, nga stabiliteti i dialogut politik, nga aftësia juaj për të gjetur konsensus në Kuvend” theksoi Fule.
Komisioneri për zgjerimin në BE, Fule ka përsëritur një sërë kërkesash që vendi unë duhet të plotësojë për integrimin në Bashkimin Europian si përfundimi në kohë i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, zhvillimit të zgjedhjeve me standarde, roli i parlamentit, reforma në gjyqësor, një drejtësi të pavarur nga politika, zgjedhja e një presidenti në frymën kushtetuese, konsensual e si përfaqesues i unitetit të popullit, lufta kundër korrupsionit dhe kufizimi i imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Ja cilat janë 4 pikat kyçe sipas komisionerit Fule që do të mundësojnë integrimin e vendit në bashkimin Europian:
1. Reforma Zgjedhore
“Zhvillimi i duhur I zgjedhjeve, mbetet përparësi për aspiratën e saj në BE. Të përfundohet puna e mirë që është bërë. Tregoni rezultate për Kodin duke u përqëndruar në propozimet e OSBE/ODIHR dhe kjo duhet të vihet në jetë përpara zgjedhjeve 2013.
2. Roli i Parlamentit
“ Puna e parlamentit e bazur në dialogun kontruktiv është themeli i demokrasisë funskionale. Jam dëshmitar që parlamenti është bërë vendi ku kontribuohet në hartimin e ligjeve. Shpresoj të ruani këtë atmosferë për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale, përfshirë zgjedhjen e një kandidati që të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve. Është tregues i funksionimit të demokracisë në vend”.
3. Sundimi i ligjit
“Gjyqësor i pavaruar është i rëndësishëm. Duhen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Themelore të hidhet dritë plotësisht për 21 janari përmes një proces gjyqësor të lirë nga ndërhyrjet politike. Korrupsioni është element me rëndësi është kufizimi apo heqja e imuniteteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. Ju i jeni afrruar një konsensusi politik dhe ju nxis të shpejtoni më shumë. Imuniteteit duhet bashkëpunimi prokurori e përgjithshme – polici, ku askush nuk është mbi ligjin”.
4. Të drejtat e njeriut
“Është vlerë themelore e BE. Si për personat me aftësi të kufizuar, romët ,personat LGTB. Hyrja në BE nuk do të jetë një punë e lehtë. Së pari, vendeve u duhet të sigurojnë respektimin për demokracinë, si edhe një administratë publike që funksionon mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë angazhimin tonë me Shqipërinë. Zgjerimi është proces i përbashkët”.