Fyle nesër përcjellë porosinë e fundit për Shkupin

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për evrointegrime, Fatmir Besimi nesër udhëton në Bruksel, i ftuar nga evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle.
Vazhdimi i dialogut paraqasës të nivelit të lartë me BE-në, vazhdimi i reformave, gjetja e zgjidhjes politike për zhbllokimin e krizës politike në Maqedoni do të jenë temat e takimit midis Fyles dhe Besimit,shkruan Ina.
Evrokomisioneri Fyle nesër do t`ia përcjellë besimit porositë dhe detyrat e qarta që duhet të përmbush Shkupi në planin e evrointegrimeve dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut të nivelit të lartë me BE-në. Në fokus të këtij takimi do të jenë zgjedhjet lokale të 24 marsit dhe bojkoti i tyre nga opozita maqedonase.
Zëvendëskryeministri Besimi do të takohet edhe me raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, eurodeputetin britanik, Richard Hovit, i cili dje kërkoi dhe realizoi shtyerjen e afatit për votimin e projekt – rezolutës për caktimin e rekomandimit për dhënien e datës për Maqedoninë për nisjen e negociatave me BE. Hovit kërkoi afat prolongues deri në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni./Indeksonline/