Kamëz, masakrohet me thikë një 24-vjeçar, arrestohet autori

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënuar mbrëmjen e sotme. Një djalë 24-vjeç është therur me thikë në në zonën periferike të Kamzës, ndërkohë që mësohet se viktima është Elson Fjerza, shkruan Shekulli.
Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes, ai quhet Emiliano Dautlliu dhe është vënë në prangat e policisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima Elson Fjerza është nga Fushë Kruja, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e krimit të rendë. Policia nis hetimet./Indeksonline/