E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle te henen ne Tirane

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle, pritet të mbërrijë të hënën në Tiranë, për të marrë pjesë në konferencën “Just BE” (Vetëm BE). Në këtë konferencë, ku fjalën kryesore do ta ketë vetë komisioneri Fyle, do të diskutohet mbi procesin e integrimit europian të vendit. Pas pjesëmarrjes në këtë konferencë, nuk janë dhënë detaje nëse Komisioneri do të zhvillojë takime zyrtare apo konfidenciale me përfaqësues të klasës politike shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›