Elbasan grabitet nje punishte private argjendarie

Grabitet gjatë orëve të natës një punishte private argjendarie në Elbasan. ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rinia” që lidhet me universitetin “Aleksandër Xhuvani” në këtë qytet. autorët kanë hyrë nga frëngjia e punishtes dhe kanë marrë çfarë kanë gjetur brenda saj.
Grabitja është konstatuar në orët e para të mëngjesit nga pronari Gazmend Dyrma i cili ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet sasia e metaleve të çmuara të vjedhura.
Policia po punon për kapjen e autorëve.