Fytyra e fshehur - Nje turke diplomon mbi mbulimin e femres myslimane

Tasci kerkon qe me fotografite e saj ta beje vezhguesin qe ti rrezoje paragjykimet per grate qe mbajne shami koke. Myslimania besimtare u rrit ne Aydin nje qytet turk ne afersi te Bregdetit te Egjeut. Prinderit me kane lene shume liri thote ajo shami koke ajo nuk ka mbajtur kurre. Pas perfundimit te shkolles prej saj ajo nisi studimin e fotografise ne universitetin Marmara te Stambollit. Ne universitetet dhe ne sherbimin publik ne Turqi ndalohet mbajtja e shamise se kokes. Per ti bere bisht kesaj grate perdorin fantazine per shembull mbajne kasketa ose paruke thote Tasci. Ne njeren nga fotografite e saj shihet nje grua me paruke.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nuk ishte kaq e thjeshte qe ti beje grate myslimane te fotografoheshin me shami ne koke thote Ayse
Myslimanet ne Gjermani dhe shamia e kokes
Para shtate vitesh Ayse Tasci erdhi ne Gjermani. Fillimisht per te mesuar aty vetem gjuhen. Atehere une fitova nje pershtypje te mire per universitetet gjermane. thote ajo dhe prandaj aplikoi ne shkolla te ndryshme te larta.
Ajo mori nje vend studimi ne Essen. Qe ne fillim te qendrimit te saj ne Republiken Federale Gjermane asaj i ra ne sy qe ketu ka shume gra qe mbajne shami koke. Ajo mesoi edhe se ekzistojne shume paragjykime per grate qe mbajne shami koke. Keshtu shume besojne se keto gra shtypen nga burrat ose se ato jane pa shkolle.
Meqenese Tasci vete nuk mban shami koke ajo u habit qe grate myslimane e bejne kete shpesh teme debati. E pyetur per kete ceshtje ajo u pergjigj Per mua besimi eshte dicka private. Nje lidhje private midis meje dhe Allahut. Per mua eshte e rendesishme qe ta ndiej kete lidhje- dhe jo fakti nese kete e shohin te tjeret. Reagimi i grave per kete teme shpesh eshte pasiguri dhe moskuptim. Tasci ndihet e sulmuar dhe pa goje. Per te shamia e kokes kurre nuk ka qene teme. Pastaj asaj i lindi ideja qe ta perpunonte temen nga ana vizuale.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bindje fetare por edhe mbrojtje nga ngacmimet e burrave - eshte per disa gra myslimane shamia
Gruaja pas shamise
Ajo donte te fotografonte myslimane te mbuluara ne nje menyre te tille qe fytyrat e tyre te jene thuajse te mbuluara duke i nxjerre keshtu shamite ne plan te pare. Keshtu ajo donte te skiconte mungesen e fytyres se grave dhe te nxirrte ne pah humbjen e personalitetit te cilen e shpalos shamija permes efektit dekorativ. Me kete ajo lidhi shpresen qe vezhguesit e fotografise te behen kureshtare per njerezit pas shamise.
Por nuk ishte kaq e thjeshte qe ti beje grate myslimane te fotografoheshin me shami ne koke. Ne supermerkate kafene dhe universitete ajo shpesh here u drejtohej vajzave te reja. Shume gra kishin frike qe ti lejonin ti fotografonin sepse besonin se mund ti paraqisnin ne menyre negative thote Tasci. Pas kerkimeve te gjata ajo me ne fund gjeti gra megjithate vetem turke.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume e perdorin shamine e kokes si asesuar modern
Shamia e kokes si asesuar modern
Grate ne studion e fotografimit shumicen e hereve qene te drojtura thote Tasci. Pozat per myslimanet fotografja e re i kompozonte vete. Ajo i ka kushtuar rendesi te madhe faktit qe fytyrat e grave te duken te shperqendruara. Teknikat e lidhjes se shamise ngjyrat dhe materialet ajo i vendosi se bashku me modelet e saj. Ne punen e saj ajo konstatoi se shamite e kokes grate nuk i mbajne vetem per qellime fetare por edhe si mbrojtje ndaj ngacmimeve te burrave dhe me te vertete edhe per qejf dhe shkaqe mode.
Christina Beyert/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi