E Shtunë, 31 Tetor 2026

William dhe Kate mirepriten ne Kanada

Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë ka mirëpritur dukën dhe dukeshën e Kembrixhit në Otaua, në fillim të turit zyrtar përtej detit të ciftit mbretëror.

“Mirëse erdhët në Kanada, kryeqyteti i muajit të mjaltit i Komonuelthit”, deklaroi David Johnston para turmës së mbledhur para Shtëpisë së Qeverisë.

Princi William, që e nisi fjalimin e tij në frengjisht, gjuha e dytë zyrtare e Kanadasë pas anglishtes, tha se ai dhe bashkëshortja e tij kishin një dëshirë të madhe për të vizituar vendin.

Më herët, me orën lokale, duka dhe dukesha vizituan Memorialin Kombëtar të Luftës, ndërkohë që aktualisht po qëndrojnë në Shtëpinë e Qeverisë, në Otaua.

Pas guvernatorit të përgjithshëm ka folur edhe kryeministri Stephen Harper, i cili ka thënë se: “Vizita juaj në Dominionin tonë shënon fillimin e udhëtimit tuaj në zemrat e kanadezëve. Ne ju urojmë gjithë të mirat”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›