Fytyra e përgjakur e vrasësit të Putinit (VIDEO)
Dy persona janë arrestuar në Ukrainë pasi dyshohet se kanë përgatitur një atentat ndaj kryeministrit rus, Vladimir Putin.
Televizionet kanë transmetuar pamje dramatike të çeçenit Adam Osmayev, gjysëm i zhveshur dhe i plagosur, pasi është kapur nga forcat speciale në qytetin ukrainas Odesa.
Në gjunjë, me kokën e përkulur, ai rrëfehet: Qëllimi ynë ishte që të shkonim në Moskë dhe të vrisnim kryeministrin Putin. Afati për këtë ishte pas zgjedhjeve presidenciale ruse.
Osmayev ka qenë në listën e të shumëkërkuarve në Rusi për shumë vite. Arrestimi i dy të dyshuarve u bë nga shërbimet speciale ukrainase pasi një shpërthim eksplozivi muajin e shkuar në një apartament në Odessa la të vdekur një të dyshuar të tretë për aktin terrorist.
Zbulimi u bë në javën finale të zgjedhjeve presidenciale në Rusi.
Osmayev, 30 vjeç, ishte në mision për të vrarë Putin i dërguar nga Doku Umarov, lideri rebel çeçen. Në laptopin e tij u gjetën pamje të eskortës së Putinit. Osmayev tha se pamjet e eskortës u shërbenin për të kuptuar se si mbrohej presidenti. Televizionet ruse thonë se Osmayev ka treguar edhe vendin ku ishte vendosur tashmë eksplozivi, pranë një shëtitore ku kalon eskorta e Putinit. Një zyrtar tha se eksplozivi mund të çante në dysh edhe një kamion.



