E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet: Dhuna në familje vepër penale

Tiranë- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot propozimet e paraqitura nga opozita mbi dhunën në familje.

Amendamentet e propozuara nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi, marrin në mbrojtje penale fëmijët dhe ashpërsojnë dënimin për dhunën që ushtrohet mbi ta dhe shfrytëzimin e tyre për përfitime ekonomike.

Edhe këtë herë mbledhja është shoqëruar me debate, pasi kryetari i komisionit, Ilir Rusmaili është shprehur se mazhoranca i ka miratuar të gjitha propozimet, ndërsa deputetja Hysi i është kudërpërgjigjur duke thënë se miratimi është kryer nga të dyja partitë.

Gjithashtu u ra dakort që në Kodin Penal të vihet një nen i ri, ku të dënohen personat që përgjojnë me mjete elektronike qëtetarët, duke i kërcënuar sigurinë fizike.

Ndërsa më herët u miratua amendamenti për prostitucionin, ku parashikohet heqja e dënimit me burg për prostitutën, dënimin deri në 3 vjet burg për klientët e saj dhe deri në 5 vjet burg do të dënohen tutorët.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Fyerja dhe shpifja vepër penale, ndëshkimi me gjobë Tiranë- Komisioni i ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në Kodin...
  2. Ligjet, miratohen ndryshimet për sistemin zgjedhor Tiranë- Komisioni Parlamentar i Ligjve ka miratuar me konsensus sot...
  3. Dhuna në familje, Nishani: Politika të ashpra ndëshkuese Tiranë- Krijimi i kushtëve mbrojtëse për femrat e dhunuara, si...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›