Pesë kompanitë në garë për të marrë me koncesion Rrugën e Kombit
Ministria e Punëve Publike bëri të ditura sot pesë kompanitë që janë në garë për të marrë me koncesion Rrugën e Kombit. Ashtu siç ishte paralajmëruar kompania nuk do ketë për detyrë vetëm mirëmbajtjen e rrugës, por do bëjë edhe punime shtesë, që pritet të kushtojnë së paku 100 milion euro. Koncesioni do zgjasë deri në 35 vite. Në garë janë kompani si Strabag, Hochtief dhe Aktor, kjo e fundit e përfshirë në ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.
Kompanitë që kanë ofruar dokumentacionin për shërbim mirëmbajtje dhe operim të autostradës Milot- Morinë
- STRABAG & INTERTOLL CONSORTIUM;
- J&P-AVAX & EGIS CONSORTIUM;
- HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH;
- AUTOSTRADA BRESCIA- VERONA-VICENZA- PADOVA SPA;
- VINCI CONCESSIONS SAS AKTOR CONSESSIONS SP.
Koncesionari do të jetë përgjegjës për:
(a)operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës;
(b)operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës;
(c)funksionimin e një sistemi të hapur tarifash, mbledhjen e të ardhurave nga tarifat;
(d)punimet shtesë për mirëmbajtjen e skarpateve dhe masa mbrojtëse për përmirësimin e sigurisë në rrugë.
(e)ndërtimi i sheshit të pagesave për një sistem “të hapur” tarifimi;
( f)instalimin e rrethimit përgjatë Autostradës;
(g)instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet;
(h)ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës;
( i)ndërtimin e kryqëzimit në Kalimash;
( j)dublimi i segmentit të I-rë ( Milot-Rrëshen) të autostradës dhe
(k)ndërtimin e një ure të re të Drinit dhe tunelit vijues në Kukës.