Fytyra e re e Portokallise
Skena do te kete nje imazh krejtesisht te ri. Skenografia e pergatitur nga Fatmir Minga i ngjan nje studioje te madhe televizive me skenat dhe prapaskenat e saj nderkohe qe kostumografja Ilirjana Loxha Basha vjen serish me shume ngjyra por me kostume qe u shkojne per shtat karaktereve te reja
Portokalli qe te shkel syrin ne portat qe hapen ashensori qe zbret shekspirianet dritat ngjyrat... I takojne te gjitha se shkuares. Portokallia ka tashme nje fytyre te re. Prej serise se pare skenografi Fatmir Minga e ka riperterire disa here skenen e humorit. Tashme ne teresine e saj ajo u ngjan studiove televizive me skenat dhe prapaskenat. Nje ide qe Minga ia ka pershtatur konceptit te ri te te vetmit spektakel te humorit ne Shqiperi. Personazhet e rinj drejtues televizive grimiere teknike por edhe politikane do te shfaqen e zhduken me pas ne dy skena te levizshme. Aty do te montohen studio televizive do te vendosen personazhe e ngjarje qe do te bejne te qeshin publikun ne salle dhe ate ne shtepi. Nje ballkonade e mbushur plot drite nje skene qe orkestren e ve prane aktoreve dhe nje skenografi e ndertuar me elemente te teknologjise se fundit. Pjesa ballore e skenes do te jete nje lsquoled wall i madh ekran i ndritshem qe do te ndihmoje ne pasurimin vizual te numrave komike. Personazhet kane fituar me shume hapesire dhe vende veprimi e sigurisht nje skene te bukur per tu pare. Nata e premieres eshte edhe nata e surprizave te medha. E thene me fjale mund te perfytyrohet vecse pak nga ajo cka do te shihet ne skene. Vetem pak ore para se publiku te ulet ne salle e te shuaje kureshtjen regjisori Altin Basha e cileson skenografine e ketij sezoni si me te miren qe ka pasur Portokallia. Por puna per imazhin e ketij spektakli humori nuk mbaron ketu. Kostumografia eshte nje tjeter element artistik per te cilin eshte punuar dhe punohet shume ne Portokalli. Si cdo gje tjeter vjen teresisht e re. Ilirjana Loxha Basha mban ne duar skicat e kostumeve te reja te personazheve. Jo rralle ato na duken qesharake prej asaj cka veshin. Loxha eshte munduar gjate kesaj kohe ti studioje personazhet e reja e tu qepe kostumin qe u takon. Por do te kete ngjyra ato jane pika e dobet e kostumografes. Per mua ka qene si fillimi i Portokallise. Gjithcka eshte bere nga e para. Kemi personazhe te reja karaktere te ndryshme me ato qe ishim mesuar e sigurisht kostume te reja qe u shkojne per shtat. Ka qene nje pune e jashtezakonshme dhe besoj se publiku do te jete i kenaqur. Une besoj se aktoret do te jene te bukur edhe vizualisht thote Loxha. Gjate viteve te Portokallise i eshte dashur te veshe shume personazhe te gjithe ata qe i kemi pare te dalin ne skene e te argetohemi me ta. Jane detajet qe bejne dallimin dhe Ilirjana shprehet se do te kete serish ekzagjerime. Kete radhe do ti takoje te veshe njerezit e Portokalli channel te televizionit me te madh te humorit. Prezantues te ftuar teknike grimiere ata qe rrine pas kuintave e nuk jane te dukshem ne ekranin televiziv. Garderoba e Portokallise tashme do te shtohet me te tjera kostume. Loxha nuk e ekzagjeron kur thote se pese vjet vetem fondi i ketij spektakli humori mund te jete sa te gjithe garderobat e teatrove te mbledhura bashke. Ne pesevjetorin e lsquoPortokallise ishin 5 mije te tilla dhe tashme do te shtohen me te reja. Pas kuintave te spektaklit punohet nderkohe qe skena do te sjelle humor te ri dhe spektakel.