E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i ngjarjeve te fundit ne qeverisje

Levizja e papritur e deputetit Paulin Sterkaj dhe konflikti brenda LSI-se nuk duhet te shikohen si raste te izoluara por si fenomene qe mund te perseriten ne te ardhmen. Sic eshte i njohur fakti ne politologji lloji i sistemit elektoral ndikon drejtperdrejt ne perkthimin e ndarjeve social-politike si dhe ne perfaqesimet partiake ne Parlament. Ky raport ndermjet sistemit dhe nivelit te perfaqesimit ilustrohet edhe ne rastin e Shqiperise. Bazuar ne aplikimin e sistemit elektoral proporcional rajonal ne kemi kabinete koalicioni dhe opozita koalicioni te cilat konkurrojne kryesisht ne aksin majtasndashdjathtas. Sipas ketij modeli partite e medha si PD dhe PS duken te favorizuara pasi perbejne shumicat ne keto koalicione ndersa partite e vogla LSI PDU PR PPDNJ kane nje numer te reduktuar deputetesh. Por ne krahun tjeter fragmentarizimi i tregut politik e ben te pamundur sigurimin e shumicave te nevojshme per te qeverisur vetem. Ne keto kushte marreveshja me partite e vogla dhe ndertimi i nje kohezioni te brendshem brenda koalicioneve behet nje kusht i domosdoshem. Kjo gje vlen sidomos per qeverine ku individeve te vecante apo deputete te partive te vogla qe behen pjese e koalicionit nepermjet levizjeve te tyre vendosin ne veshtiresi qendrueshmerine e shumices. Cilet faktore i kushtezojne te tilla levizje

Faktori i perfaqesimit ne nivel deputeti. Ne nivel deputeti mund te themi se formula zgjedhore e zbeh marredhenien e deputetit me elektoratin. Ai/ajo nuk e di sa eshte masa e mbeshtetjes elektorale ne adrese te tij. Por nje gje te tille nuk e di niveli drejtues qe pergatit listat e kandidateve per deputete ne fazen paszgjedhore. Te kuptohemi niveli drejtues nenkupton kryetarin dhe personat afer tij qe mendojne njelloj si kryetari. Ne te tilla kushte fati i tij/saj politik varet me shume nga vendi qe eshte rezervuar nga kryetari ne listen shumemerore si pasoje e perceptimit qe ka krijuar per te dhe jo shume nga shkalla e votebesimit qe gezon ai/ajo ne nje zone te caktuar elektorale. Keshtu qe vazhdimesia e karrieres politike te tij/asaj nuk varet nga shkalla e perpjekjeve per te rritur kete nivel votebesimi tek elektorati por nga shkalla e vleresimit ne rritje qe duhet te krijoje lideri ndaj tij/saj.

Ne keto kushte vemendja e deputetit nuk fokusohet te zona elektorale por te lideri. Sigurisht duke e kuptuar nje pjese e mire kete realitet fillon te rritet shkalla e devotshmerise dhe besnikerise ndaj liderit por jo te gjithe arrijne te bien ne sy si pasoje e aftesive dhe mundesive qe kane per ta bere nje gje te tille. Si rrjedhoje ata qe jane te vetedijshem per paaftesine e tyre ne kete aspekt fillojne te mendojne per dy gjera. Njera eshte te shfrytezojme mandatin per te bere para me cdo mjet dhe kusht se nuk vjen me ky rast. Ndersa tjetra eshte se vazhdimesia e karrieres politike mund te vazhdoje duke kaluar ne kampin tjeter. Pasi opozita merr persiper te plotesoje nevojat e paplotesuara mjafton qe keta deputete ta motivojne kete largim ne publik duke kritikuar qeverine per probleme te renda ne keqqeverisjes dhe te reduktojne numrat e shumices. Pra logjika e numrave zevendeson parimet etikondashpolitike.

Faktori i perfaqesimit ne nivel partiak. Partite e vogla nisur nga rezultati i zgjedhjeve paten mundesi te vendosin ne veshtiresi mazhorancen per shkak te brishtesise se numrave. Natyrisht keto parti duke arritur te perfaqesohen ne qeveri synuan qe te shfrytezojne postet ministrore per te permbushur nevojat e tyre dhe te militanteve me qellim zgjerimin e elektoratit. Informacioni i dale nga konflikti midis kryetarit te LSI z. Meta dhe nenkryetarit z. Prifti na deshmon pikerisht kete tendence.

Njekohesisht qendrimi indiferent i Kryeministrit te pakten ne dukje ndaj akuzave te adresuar ne drejtim te ish-ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes z. Prifti tregon per pamundesine e tij per te reaguar. Ne kete rast koalicioni PDndashLSI nuk funksionon mbi bazen e programeve dhe te pergjegjesive por mbi nevojen e ekzistences se numrave te nevojshem per te mbajtur qeverine. Ne rast se mazhoranca tenton te ndermarre ndonje hap ndaj aleateve eshte opozita qe ofron nje oferte me te mire per ta si ne nivel ministror ashtu dhe ne aksesin per te plotesuar nevojat e militanteve te tyre. Jo me kot perflitet ne media per oferta qe ben vazhdimisht opozita ndaj LSI-se. Pra te te dyja kampet lexohet motoja nuk ka me rendesi si qeveris por sa arrin te kontribuosh ne sigurimin e shumicave nga nje krah politik ne nje tjeter. Logjika e numrave ka zevendesuar permbajtjen doktrinare qe perfaqesojne keto parti.

Faktori i sjelljes elektorale zbehja e theksuar e ideologjive te ketyre partive dhe ngjashmeria ndermjet tyre ka bere te mundur qe elektorati ta vleresoje shkallen e perkushtimit te partive ndaj tyre mbi bazen e nivelit te plotesimit te nevojave te tyre. Shkalla e perfitimit ne tendere licenca punesim ne administrate etj. forcon lidhjet e tyre me partine. Pak rendesi ka si realizohet kjo dhe cfare pasojash afatgjata krijon kjo menyre qeverisje per funksionimin e shtetit. Logjika e perfitimit individual dominon ndertimin e parimeve ligjore politike. Kjo sjellje e kthyer ne norme te nje pjese e elektoratit eshte kuptuar nga forcat politike te cilat mbi kete logjike ndertojne mekanizmat per ti plotesuar keto kerkesa pavaresisht mjeteve. Pra nuk ka rendesi cfare perfaqeson si individ apo force politike por a mundesh ti plotesosh nevojat e mia ne nivel individi apo grupi. Kjo sjellje tregon deri diku per kuadrin tone etiko-moral qe kemi ndertuar ne keto vite e cila percakton menyrat e sjelljes si tonat por edhe te aktoreve politik. Per sa kohe sistemi zgjedhor dhe kuadri moralondashetik do te vazhdojne te mbetet i tille edhe forcat politike apo individe te vecante do te vazhdojne te sillen ne kete forme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›