Fytyrat e Ronnie Wood

Ekspozita, që do të jetë a hapur deri më 12 nëntor, përfshinë 100 vizatime, fotografi dhe vepra të tjera artistike të tij.
Kohë më parë, Wood bëri të ditur se mik të mirë e ka artistin më të njohur viziv në Britani, Damien Hirst, i cili e ndihmoi në tejkalimin e problemeve me alkool dhe drogë. Ai i tha revistës ‘The Observer’ se:
"Njerëzit pothuajse nuk e dinë fare që unë merrem edhe me art viziv. Bërja e muzikës në kuadër të punës kolektive është një përvojë e shkëlqyeshme, por shprehja e individualitetit si artist është një akt krejt personal. Arti është një shprehje shumë më e fuqishme, dhe më personale”.
Njëri nga kustosët e ekspozitës është edhe milioneri amerikan, Bernie Chase, i cili është edhe pronar i shumë veprave të Wood që po ekspozohen me këtë rast.