G 20: Vendet të bëjnë ribilancin e rritjes ekonomike

Takimi dy ditor i ministrave të Financave të G 20, grupit të 20 vendeve më të industrializuara të botës, ka përfunduar me një thirrje vendeve që ribilancin e rritjes ekonomike të tyre ta bëjnë në pajtim me kërkesat e brendshme, si mënyrë për të forcuar ekonominë globale.
Takimi i zyrtarëve të financave të G 20 në Busan të Koresë së Jugut, gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje financiare ndaj vendeve të varfëra nga institucionet financiare botërore.
Takimi është përgatitje për samitin e G 20 që nga fundi i qershorit do të mbahet në Toronto të Kanadasë.