E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi mbi flotilje rrëfenshqiptari nga Maqedonia

SHKUP-Njëri prej aktivistëve që u përfshi në sulmin izraelit te se henes, Sead Ramadani, shqiptar i Maqedonisë, ka treguar ne nje intervistë për BBC-ne, dëshmine e tij mbi operacionin blic të marinës izraelite, duke thënë se gjithcka ndodhi krejt papritur.
“Kushtet në anije ishin shumë të mira dhe ishte një harmoni shumë e mirë, gjithcka u prish, nuk mund të them nga ushtria izraelite sepse nuk do quhej e tillë me te ato veprime. Ata mund të ishin vetëm një grup kusarësh të cilët ndërhynë me dhune ndaj civilëve, me qëllime humanitare. Ata ndërhynë jo në ujërat e Izraelit, por 100 km jashtë kufirit të Izraelit.”-ka thene Ramadani.

Sipas tij, udhëtimi i flotes së lirisë, konsiderohej historik, pasi qindra aktivistë të kombësive të ndryshme ishin të vendosur të kryenin një mision humanitar për të thyer embargon e hekurt prej kaq vitesh rendon ndaj popullit palestinez në Gaza. “Ishte një sulm i papritur dhe shumë i panjohur për ne, për shkak se ne nuk dinim kush po na sulmonte dhe normalisht, duhet të mbroheshim me mundësitë që kishim për të mos i lejuar të futeshin në anije. Por ne nuk ishim në dijeni se ata ishin të organizuar me helikopterë e me anije luftarake të mëdha e të vogla”-shtoi Ramadani.

Aktivisti shqiptar ka konfirmuar edhe raportimet ne media per keqtrajtime nga autortetet izraelite gjate qendrimit në portin e Ashdodit. “Për 24 orë rresht na mbajtën me duar të lidhura, pa ngrënë gjatë atyre 24 orëve. U trajtuam si të ishim terroristë”-tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›