Kakavijë, SHKB arreston punonjësin e policisë kufitare
Specialistët e Sektorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër,kanë arrestuar një punonjës të Policisë Kufitare në Kakavije. I arrestuari me inicialet K.B kryente detyrën e Operatorit në kufi dhe dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Kryerjes së veprimeve arbritrare”.
Punonjësi i Policisë dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga Berati rreth 500 Euro dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij. Hetuesit kanë marrë në pyetje të ndaluarin dhe kanë mbledhur dëshmitë në vendin e ngjarjes për ta zbardhur tërësisht atë.
Floreta Ligu < I mëparshmi