G –7: Kriza ka kaluar, por jo rritje ekonomike
Uashington-Ministrat e Financave të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G – 7, kanë bërë të ditur se po shihen shenjat e para të stabilizimit të ekonomisë globale. Gjatë një takimi zyrtar, të zhvilluar në Uashington, ministrat thanë se rënia ekonomike po ngadalësohet, por kanë shtuar se është ende herët të flitet që ekonomia ka nisur të rritet.
Duke analizuar rreziqet, Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara theksoi për marrjen e masave të tjera për shpëtimin e bankave të prekura nga kriza, si injektimi i kapitaleve.
Gjatë ditës së nesërme, në Uashington fillon takimi pranveror i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë këtij takimi, pritet të aprovohen procedura të tjera kundër krizës, si dhe të diskutohet realizimi i vendimeve të marra në takimin e Londrës. Aty u vendos që t`i jepet më shumë para FMN për rregullimin e tregjeve financiare.