Rama: Ministri për fshatin
Kolonjë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Kolonjë ku ka prezantuar pjesë të tjera të programit të kësaj partie, duke u fokusuar tek fshati. Gjatë takimit, Rama u ka premtuar fshatarëve, se me ardhjen në pushtet të socialistëve do të hiqet akciza për fshatin. Një tjetër pikë me rëndësi që theksoi Rama ishte heqja e taksës për tre vjet, për çdo biznes të ri agrar.
“Ne do ta zgjerojmë horizontin e vëmendjes ndaj fshatit. Do ta trajtojmë fshatin në mënyrë të posaçme, duke ngritur një ministri e cila do të jetë, ministria r fshatit dhe do të quhet” Ministria e Zhvillimit Rural” që do trajtojë çështjen e mirëqenies së fshatit, si një hallkë e pazëvendësueshme në zinxhirin e krijimit të mirëqenies së shoqërisë sonë. Do të integrojmë të gjithë ato pjesëza që kanë të bëjnë me jetën e fshatit që sot janë të ndara në disa ministri dhe që janë tërësisht të pakoordinuara me njëra tjetrën.”-theksoi Rama.
Rama u ndal dhe tek premtimet e pambajtura të Kryeministrit aktual për naftën pa akcizë në 05. ”Ka qenë një premtim i këtij Kryeministri i cili ka vërtetë ka kurajon e një gënjeshtari të pashërueshëm që vazhdon të shkojë në fshat, vazhdon ti premtojë fshatit, pasi ka shkelur premtimin bazë të vitit 2005 lidhur me naftën. Ndërkohë që unë sot, them me plot gojën, bazuar mbi dëgjimin shumë të vëmendshëm të njerëzve që jetojnë në fshat dhe në një analizë të ekspertëve tanë, se nafta për prodhimin në fshat do të jetë pa akcizë.Kjo sigurisht, do ta ulë në mënyrë të menjehershmë dhe të ndjeshme koston e prodhimit.”