Celulari, Malaj akuza
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot, ndaj situatës më të fundi ekonomike në vend, duke shprehur shqetësimin e saj se qeveria po ndërmerr privatizime të rëndësishme,vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në një deklaratë për shtyp, deputeti Arben Malaj theksoi se buxheti i vitit 2009 po bëhet gjithnjë e më i vështirë, pasi sipas tij kemi mosrealizim të të ardhurave dhe keqpërdorime elektorale.
“Rritja ekonomike e vendit deri tani vlerësohet se do të jetë vetëm 0,4% nga 9.9% që deklaronte qeveria. Të ardhurat e tremujorit po vërtetojnë rënie të tyre duke e bërë më të vështirë dhe më të shtrenjtë financimin e buxhetit. Të ardhurat tatimore vetëm për tre muaj kanë një mosrealizim rreth 4,3 miliard lekë”-theksoi Malaj.
Deputeti socialist reagoi edhe për dhënien e licencës së operatorit të katërt të telefonisë valore në vend, duke akuzuar qeverinë për afera korruptive. “ERT është një strukturë mbi qeveritare. Kur ERT e ka deklaruar të dështuar procesin, atëherë procesi duhet të ritestohej dhe të kishte transparencën maksimale. Dështimi në sektorin e telefonisë duket qartë për shkak të kostove të rënda që paguajnë shqiptarët”, tha Malaj.
Kuvendi miratoi një ditë më parë me votat e maxhorancës për dhënien e licencës së katërt të telefonisë së lëvizshme, kompanisë kosovare PTK.