G20 Obama takon Sarkozy dhe Merkel

Presidenti amerikan Barack Obama po shqyrton situatën e eurozonës me homologun francez Nicolas Sarkozy dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë po informohet mbi takimin që dy liderët evropianë zhvilluan dje me kryeministrin grek Jorgo Papandreu.
Presidenti amerikan, i shoqëruar nga sekretari i Thesarit, Timothy Geithner, ka përfunduar takimin me Sarkozy, ndërkohë që pas pak do të takohet me Merkel.
Nga ana e saj, dyshja franko-gjermane ka shprehur seriozitetin e samitit të G20, duke folur prerë para gazetarëve dhe duke mos u dhuruar atyre as edhe një buzëqeshje. Kriza FinanciareKriza, qeveria italiane asnjë pakt Samiti i problemeve të euros
Papandreu indinjon botën mbarë
“Prioritet është euroja, jo Greqia”, kanë thënë ata në prag të nisjes së punimeve të samitit të Kanës. Presidenti francez është shfaqur i indinjuar, ndërsa kancelarja Merkel e inatosur më shumë se ai.
I ndodhur në minimumin e popullaritetit, i sfiduar nga socialistët që kanë zgjedhur Francois Hollande si kandidatin e tyre për presidencialet e ardhshme dhe me francezët e dëshpëruar nga kriza, Sarkozy shpresonte se zhvillimi i samitit në Francë do të përmirësonte imazhin e tij.
Super-Sarkoja i vitit 2007 është vetëm një kujtim. Tashmë presidenti shpreson vetëm tek vajza e tij e sapolindur, Julia, për të bindur ndonjë francez që ta ndihmojë të qëndrojë mbi podium.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Greqi, nis mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë
Samiti i problemeve të euros
Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Goditen dy biznese të paligjshme