E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez si Messi me 5 gola


Me tripletën e shënuar ndaj Napolit, sulmuesi i Bayern Munchen, Mario Gomez renditet përkrah Lionel Messi-t, në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Champions League.

Super-Mario i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Leo-s, që të martën shënoi tre gola kundër Viktoria Plzen.

Gjermani dhe argjentinasi kryesojnë kështu me 5 gola, të ndjekur nga Doumbia i CSKA Moska me 4 dhe Ibrahimovic, Villa, Frei, Chirokov, Ailton dhe Hulk me nga 3 gola.

Por ndërsa për Gomez ka ndritur fati, për shokun e tij të skuadrës, Bastian Schweinsteiger nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

Kjo, pasi mesfushori i Bayern ka marrë një dëmtim në shpatullën e djathtë gjatë ndeshjes së të mërkurës.

Sipas mediave gjermane, lojtari do të operohet ditën e premte dhe do të qëndrojë jashtë fushe për 4 ose gjashtë javë.

Operacioni është konfirmuar edhe nga tekniku i bavarezëve, Jupp Heynckess, i cili nga ana tjetër nuk ka preferuar të japë data mbi rekuperimin e lojtarit.

“Schweinsteiger për ne është shumë i rëndësishëm, për më tepër tani që ai është në një formë të mirë”, është shprehur Heynckess.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Dempsey, lojtari amerikan më i mirë
Sulmuesi Clint Dempsey, që luan në Angli me ekipin Fulham, është zgjedhur futbollisti më i mirë amerikan për vitin 2011.
Besnik Hasi përjashtohet si kandidaturë
Besnik Hasi duket se nuk do të jetë më as kanditurë për stolin e përfaqësueses kuqezi. Burime pranë federatës shqiptare të futbollit konfirmojnë se emri i ish-kapitenit kosovar të përfaqësueses nuk është më në listë, për shkak të disa kërkesave të cilat kanë qenë ndoshta të tepërta për FSHF-në. Champions, kualifikohen Bajern dhe Real
Mbrëmja e të mërkurës solli përballje interesante në Ligën  e Kampioneve. Bajern i Mynihut dhe Reali i Madridit siguruan kualifikimin. Po ashtu fituan Mancester Siti, Inter, Ajaksi dhe Mancester United.  Terri racist, rrezikon kombëtaren
Telashet nuk kanë të përfunduar për Xhon Terri. Mbrojtësi i Çelsit rrezikon përjashtimin nga skuadra përfaqësuese e Anglisë pasi akuzohet për fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand në ndeshjen mes Çelsit dhe Kuin Park Rejnxhërs. Messi drejt rekordeve
Është vetëm 24 vjec, por Lionel Mesi është tashmë një mit te Barcelona dhe është bërë pjesë e historisë së futbollit. Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Viktoria Plzen, sulmuesi argjentinasi shënoi një 3 golësh duke u bërë zyrtarisht një prej legjendave të klubit blaugrana.

Lajmet kryesore

Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Greqi, nis mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë
Samiti i problemeve të euros

Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Goditen dy biznese të paligjshme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›