E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi nis mbledhja e jashtezakonshme e qeverise


Në një atmosferë tepër të rëndë ka filluar në mesditën e së enjtes në Athinë mbledhja e jashtëzakonshme e kabinetit "Papandreu" që po kalon orët më kritike të tij.

Mediat vendase dhe te huaja e kane quajtur kete mbledhje si casti i fundit i Papandreut si kryeminister, duke theksuar se doreheqja e tij ishte ceshtje oresh.

Gjithe keto zhvillime kane ardhur pas venies me shpatulla pas muri te kryeministrit grek nga Merkel dhe Sarkozy, ne lidhje me pasojat qe ka shkaktuar vendimi i tij per  referendum popullor.

Orteku i reagimeve ka filluar me deklaraten e zëvendëskryeministrit Evangjelos Venizellos, se pozicionohet kunder nje referendumi Kriza grekeGreqi, orë kritike për qeverinë Referendumi në Greqi, presion nga G20 Dilema torturuese e Greqisë ne te cilin do te vihej ne pikepyetje ekzistenca e Greqise ne Eurozone. Deklarata e tij eshte mbeshtetur me pas nga shumica e ministrave te kabinetit qeveritar, te cilet kane kerkuar qe qeveria te zbatoje marreveshjen e samitit te BE dhe te mos hyje ne rrugen e peripecive te tjera teper te rrezikshme.

Disa ore me vone edhe deputete te tjere nga grupi parlamentar i socialisteve kane deklaruar se nuk i japin votebesimin qeverise duke u shprehur hapur kunder referendumit. Ky fakt con automatikisht ne humbjen e shumices se socialisteve perderisa tashme numerojne me pak se 150 nga 300 vendet ne parlament, nese neser zhvillohet votebesimi i qeverise.

Funksionare te larte te PASOK-ut kane riperseritur sot kerkesen per krijimin e nje Qeverie te Shpetimit Kombetar, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, ne menyre qe vendi te shpetoje nga katastrofa.

Me heret shefja e zyres politike te kryeministri Papandreu ka deklaruar se ai nuk do te dorehiqet, por eshte fakt se prej disa oresh ai ndodhet pothuajse i vetem, midis shume zjarresh dhe per me teper duke pasur kunder, shumicen e ministrave te tij dhe deputeteve socialiste.

Nje grup deputetesh socialiste kane propozuar pak me pare edhe krijimin e nje qeverie te Shpetimit Kombetar me kryeminister ish-zevendespresidentin e BQE-se, Lukas Papadhimos.

Nga ana e tyre konservatoret greke kane deklaruar nepermjet kryetarit te tyre Andonis Samaras krijimin e nje qeverie te Unitetit Kombetar dhe me pas zgjedhje parlamentare.

Zhvillimet e vrullshme politike ne vend jane ndoshta me te rendesishmet, qe kane ndodhur ndonjehere ne historine greke te pasluftes, perderisa behet fjale per krizen me te madhe politike ne dekadat e fundit,e gershetuar kjo me kercenimin e falimentimit ekonomik te vendit, nje nga skenaret me te tmerrshem per te ardhmen e Greqise.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Samiti i problemeve të euros

Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Goditen dy biznese të paligjshme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›