E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20: Rritje ekonomike, stabilitet në Eurozonë

Nderkohe qe udhëheqësit e G20 filluan diskutimet formale në Meksikë, po qarkullon një draft-komunikatë, e cila kërkon nga Evropa të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin dhe stabilitetin në Eurozonë.

Përveç kësaj, deklarata shpreh një angazhim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Ne jemi të angazhuar për miratimin e të gjitha masave të nevojshme politike për të forcuar kërkesën, të mbështesim rritjen ekonomike globale, dhe të rivendosim besimin,” thuhet në deklaratë.

Para hapjes së samitit, presidenti amerikan Barak Obama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Udhëheqësit thuhet se ranë dakord se janë të nevojshëm hapat e tjerë drejt integrimit evropian politik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhim Karnei tha se Obama është “inkurajuar” nga planet e liderëve evropianë për “stabilizimin e situatës dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.” (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›