E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur në aksident rrugor

ELBASAN Tjetër aksident tragjik rrugor. Këtë herë në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd, në Labinot Fushë, ku kanë gjetur vdekjen 3 të rinj dhe janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur dje në mesnatë, rreth orës 23:50, pranë vendit të quajtur Ura e Lizës. Një mjet, tip Mini Couper, me targa të huaja, me të cilin udhëtonin 6 personat, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni.

Policia ka identifikuar viktimat: Leonard Xhaferri, Spartak Bakalli, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, si dhe Taulant Haxhiaj, i cili ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Elbasanit.

Ndërsa të plagosurit janë shtetasit: Indrit Kasa, Robert Karaj, Serjan Tafani, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe mendohet të nisen sot në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë. /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›