E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, 3 vjet e 8 muaj burg

Silvio Berluskoni

Ky dënim është kërkuar në procesin gjyqësor ndaj Mediaset, ku ish-kryeministri italian akuzohet për mashtrim fiskal.  Sipas TM News, organi i akuzës është shprehur: Është sikur të shohësh gjurmët e gishtërinjve të Kavalierit mbi pará”.

MILANO- Prokurori i gjykatës së Milanos, Fabio De Pasquale, ka kërkuar dënimin me 3 vjet e tetë muaj për Silvio Berlusconin. Për mashtrim fiskal në procesin e mbledhjes së fondeve të zeza për të drejtat televizive të Mediaset.  E njëjta akuzë dhe dënim është kërkuar edhe për biznesmenin Frank Agrama. Tre vjet e 4 muaj janë kërkuar për presidentin e Mediaset, Fedele Confalonieri.

Mashtrimi fiskal u organizua nga Fininvest në pronësi të familjes së Berlusconit, shoqëritë e operimit ishin të Berlusconit, të lidhura me të janë kontot  bankare, llogaritë zvicerane dhe të Bahamas, që menaxhoheshin në interesin e tij”.  /M.A/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›