G20, angazhim që FMN të ketë burimet e duhura

Çështja e burimeve të FMN-së është në qendër të bisedimeve të G20-s. Vendet e pasura dhe ato në zhvillim premtuan të diskutojnë më në detaje për këtë çështje gjatë samitit të ardhshëm të Kanës, më 3 dhe 4 nëntor.
Disa vende të mëdha në zhvillim, ndër të cilët Kina, Brazili dhe India, duken në favor të një forcimi tjetër të mjeteve të Fondit që ai të jetë i aftë të pengojë, nëse do të jenë nevoja, një përhapje të mundshme të krizës së borxhit në ekonomi të mëdha si Italia apo Spanja dhe më tej, në të gjithë ekonominë botërore.
Franca, që kryeson G20-n deri në samitin e Kanës, është shprehur gjithashtu në favor, ashtu si dhe drejtoresha e përgjithshme e Fondit, Kristinë Legard. Por, Gjermania dhe sidomos Shtetet e Bashkuara, kontribuuesi më i madh i FMN-së, janë kundër, duke u shprehur se për momentin ai është i pajisur me burime të mjaftueshme.
G20 pritet gjithashtu të përsërisë angazhimet e saj në favor të rritjes botërore dhe mbështetjen për bankat, si dhe të përshëndesë përparimet e bëra drejt një zgjidhjeje të krizës së zonës euro, duke i kërkuar njëkohësisht asaj të paraqesë një plan të besueshëm deri në samitin e Kanës.
/Start/E.B/
2011-10-15 17:08