G20 ministrat e Financave takohen ne Paris
Ministrat e Financave të G20 do të takohen sot në Paris për të vazhduar bisedimet në lidhje me krizën e borxheve të Eurozonës.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë rënë dakord për një koordinim më të ngushtë përpara samitit të ardhshëm të 20 vendeve më të fuqishme ekonomike (G20) në Kanë në fillim të nëntorit.
Në një bisedë me telefon ata kishin shkëmbyer mendime edhe për krizën e borxheve në Eurozonë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë pa dhënë hollësi të tjera.
Në Paris, të premten në mbrëmje nisi një takim i ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave të vendeve të G20.
Në këtë takim, u rrit presioni ndaj qeverive europiane që të mbështesin bankat e tyre nga kriza e borxheve.
Analistet thonë se çdo vendim i rëndësishëm nuk do të njoftohet para takimit të liderëve të BE-së në 23 tetor.