E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma ne proteste pas atyre ne bote

Protestat kundër shkurtimeve të qeverisë janë mbajtur në shumë qytete në mbarë botën. Përleshjet shpërthyen në protestën më të madhe në Romë, kur policia ndërhyri kur një grup i vogël militantësh të maskuar sulmuan dyqanet përreth apo u vunë flakën automjeteve. Një grup protestuesish të veshur me të zeza kanë thyer vitrinat e dyqaneve në një nga qendrat kryesore të qytetit.

Gjithashtu, ata kanë hedhur shishe ndaj forcave të rendit, të cilat janë detyruar të reagojnë me gaz lotësjellës. Frymëzuar nga lëvizja pushtojnë Ëall Street dhe te indinjuarit e Spanjës demonstruesit kane marshuar nga Azia në Europë.

Organizuesit e fushatës “Pushtimi” informuan se protesta e tyre do të marrë jetë në 951 qytete, në 82 shtete të ndryshme nga Azia, Afrika, Europa, Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut. Disa qindra persona dolën në protestë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetet australiane dhe në disa pjesë të Azisë Lindore. Një përhapje e tillë përbën një zgjerim të mëtejshëm të protestave që nisën më parë gjatë javës në “Wall Street”, Nju Jork.

Në Londër në zemër të manifestimet të të indinjuarve është përfshirë dhe themelues i Wikileaks i cili u shpreh se kjo lëvizje nuk është për shkatërrimin e ligjit, por për ndërtimin e ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›