E Diel, 1 Nëntor 2026

G20 lideret kerkojne rregulla globale taksash per koorporatat

Liderët e vendeve më të zhvilluara europiane kërkojnë rregulla globale taksash për koorporatat.

Qëllimi i kësaj mase sipas ministrave të financave të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës është për të shmangur evazionin fiskal të koorporatave të mëdha.

Nevoja për disa rregulla globale në këtë sektor është parashtruar fillimisht nga Franca e mbështetur më pas nga Gjermania. Propozimi synon të shmangë ate qe njihet si shmangie ndaj taksave të koorporatave me shtrirje globale.

Me këtë propozim Franca, Gjermania dhe Britania synojne te shmangin apo të zvogelojne “emigrimin” e këtyre korporatave për shkak të krizes financiare.

Britania e madhe, Franca dhe Gjermania do të kërkojnë mbështetjen e liderëve të tjerë botërorë në samitin e G20 që mbahet në Moskë.
Në qendër të diskutimeve të samitit do të jetë rimëkëmbja ekonomike globale, ndërkohë që raportet konfidenciale thonë se G20 nuk do të qortojë Japoninë për zhvlerësimin e monedhës së saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›