E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi publik i Shqiperise duhet te permbahet

Borxhi publik i Shqipërisë duhet të përmbahet. Këtë mesazh i përsëritën autoritetet ndërkombëtare shefit shqiptar të financave, Ridvan Bode dhe guvernatorit Fullani. Gjatë një takimi me kryeekonomistin e Bankës Botërore Indermit Gill dhe Shefin të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi, tema kryesore e diskutuar ishte vendosja e një objektivi për uljen e borxhit. Kjo do të ndihmonte në rritjen ekonomike. “Një objektiv i besueshëm i borxhit dhe konsolidim fiskal i vazhdueshëm, por gradual afatmesëm, do të jepte një sinjal të mirë të angazhimit të qeverisë ndaj qëndrueshmërisë së borxhit”, mësohet të ketë thënë Nadeem Ilahi, Shef i Misionit për Shqipërinë të FMN.
U diskutua edhe alternativa për mratimin e një rregulli fiscal për treguar e borxhit, duke e kornizuar atë.
“Në një kohë që qeveria shqiptare nuk mund të bëjë shumë për të ndihmuar vendet e tjera, mund dhe duhet të bëjë më shumë për të balancuar llogaritë e veta," vuri në dukje Indermit Gill, Kryeekonomisti për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore.
Borxhi publik i Shqipërisë nuk ka një tavan ligjor, niveli i tij po rritet lehtë. Por, duket se është kjo arsyeja që i shtyrë institucionet ndëkombëtare financare të tundin zilen e alarmit dhe të drejtojnë këshilliat e duhura për zyrtarët shqiptarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›