Haxhinasto TAP do te hape rreth 20 mije vende pune
Firmosja e marrëveshjes për projektin e gazësjellësit Trans Adriatik mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë është cilësuar si një zhvillim i jashtëzakonshëm për vendin. Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, vlerësoi se ky projekt i jep mundësinë Shqipërisë të jetë pjesë e rrjetit europian të gazit, duke ofruar ngrohje në çdo shtëpi me çmim më të lirë.
Sipas Haxhinastos, projekti TAP, që ka më shumë avantazhe ndaj projektit Nabucco, ka një impakt të madh në ekonominë Shqiptare pasi pritet të hapen rreth 20 mijë vende pune.
Vendimet e fundit të qeverisë për heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet bujqësore, janë vlerësuar nga ministri si politika nxitëse për investime në Shqipëri.
Heqja e tvsh lehtëson barrën fiskale ndaj biznesit duke bërë që vlerën monetare që më parë e shpenzonin në makineri, ta investojnë për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.