G20, thirrje për transparencën e bankave
të gjendjes së tyre financiare. Ministri britanik i Thesarit Mark Hoban, përgjegjës për reformën financiare, deklaroi të mërkurën në mbrëmje në një tubim opinionbërësish në Bruksel se qeveritë e eurozonës kishin nevojë të realizonin teste stresi më të rrepta dhe transparente mbi bankat e tyre, për tu siguruar se ato do të ishin në gjendje tu mbijetonin tronditjeve të rënda në ekonomi apo në tregjet financiare. Është e qartë se mbeten dyshime lidhur me aftësinë paguese të disa bankave evropiane, deklaroi z. Hoban. Nevojitet urgjentisht një ushtrim i rreptë, i pastër testimi stresi, për tu dhënë përgjigje çështjeve të aftësive paguese në kushte të vështira tregu, shtoi ai. Duke folur në Uashington përpara takimit të Grupit të 20 ministrave të financave në Korenë e Jugut këtë fundjavë, sekretari amerikan i shtetit Tim Geithner deklaroi: Është një rast shumë i mirë për tu përpjekur të sjellim më tepër transparencë dhe hapje në këto tregje dhe në institucionet financiare.
Eurozonë, rritet çmimi i shërbimeve
Studimi i fundit tregoi se rritja e frikës mbi financat e eurozonës, nuk e ka prekur rritjen e sektorit dominues të shërbimeve të bllokut, pasi të dhënat flasin për hapin më të madh të rritjes që nga gushti i vitit 2007. Indeksi menaxherial i Markit për shërbimet në eurozonë u rrit në 56.2 pikë në maj nga 55.6 pikë që ishte në prill. Ky është edhe muaji i nëntë me radhë, ku niveli është mbi 50 pikë që ndan rritjen ekonomike nga recesioni, si dhe më i madh nga vlera e 56 pikëve të parashikuar nga analistët. "Hyrja e biznese të reja është ngadalësuar si në prodhim ashtu edhe në shërbime dhe paralajmërimi i masave shtrënguese qeveritare, ka dëmtuar biznesin dhe besueshmërinë konsumatore, duke rritur riskun për një rritje më të dobët në muajt e ardhshëm," tha Chris Ëilliamson, krye-ekonomist i Markit. Të dhënat e indeksit menaxheria të eurozonës, për prodhimin treguan për zvogëlim të ekspansionit prodhues në maj. Të bashkuara me ato të sektorit të shërbimeve, zvogëluan indeksin e përbërë menaxheria të Markit, për eurozonën nga 57.3 pikë për muajin prill në 56.4 pikë për majin.
Bankat përqendrohen në tregtinë e karbonit
Bankat e investimeve janë vënë në garë për të ndjekur mundësitë që jep tregu 144 miliardë dollarë i karbonit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Senati po merr në konsideratë një projektligj federal mbi ndryshimet klimaterike, ligj i cili mendohet se do të formalizojë tregun e karbonit. Edhe qeveritë në mbarë botën priten që të mbështeten shumë në sektorin privat dhe në tregun e karbonit, si një nga mënyrat për të financuar luftën kundër ndryshimeve klimaterike. Bankat e investimeve kanë 3 strategji në tregun e karbonit: blerja dhe shitja e të drejtave të emetimit të gazrave karbonikë në emër të klientëve korporativë, për të përfituar nga loja për ofertën më të mirë, tregti të drejtash me paratë e tyre, si dhe investime në industrinë e pastrimit të karbonit sipas Protokollit të Kiotos, për zhvillimin e mekanizmit të pastrimit. Për këtë kategori të fundit, banka e investimeve britanike, Barclays, tha të mërkurën se ka arritur një marrëveshje 98 milionë paund në cash, për zhvilluesin suedez të karbonit Tricorona dhe me këtë lëvizje bëhet një nga bankat e para të investimeve në sektorin e karbonit që po shënon rritje.