Tregtarët abuzojnë me çmimet, asnjë lehtësim nga prodhimet vendase
Një shkak tjetër që i mban çmimet e larta dhe shumë të luhatshme është, sipas tregtarëve, mungesa e formave të organizimit të tregtisë në bujqësi. Nuk ka një marrëveshje mes prodhuesve bujqësore të Fierit, Durrësit dhe Kavajës. Ndryshimin e çmimeve e bën oferta e tregut, e cila vjen e pakontrolluar. Tregtarët detyrohen që sa ta kthejnë mallin prapë, ta shesin atë me çmime të tjera, sqaron specialisti Niko Zherdi. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, rezulton se gjatë tregtimit të produktit nga fermeri te shitësi me pakicë, për një produkt kostoja e të cilit është 40 lekë, nga fermeri tek shitësi me shumicë çmimi arrin deri në 65 lekë duke u rritur rreth 25 për qind. Ndërsa nga shitës me shumicë deri tek shitësi me pakicë, çmimi rritet më shumë se rreth 45 për qind dhe nga shitësi tek blerësi çmimi rritet me 33 për qind të tjera. Sipas këtij zinxhiri, çmimi mesatar i perimeve nga 40 lekë tek fermeri arrin tek konsumatori me çmim deri në 120 lekë për kilogram, pra një rritje rreth 200 për qind. Çmimet e larta të ushqimeve mbeten një problem i përhershëm për konsumatorët edhe në këtë periudhë të vitit kur tregjet duhet të furnizoheshin me prodhim vendi e me çmim më të leverdisshëm. Por kjo nuk po ndodh dhe qytetarët po përballen me çmime të kripura, veçanërisht të frutave dhe perimeve. Çmimet janë rritur në kulm, nuk mundemi ti përballojmë shprehen qytetarët. Tregtarët thonë se prodhimi vendas në treg mungon dhe ankohen për rënien e shitjeve, ndikuar kjo edhe nga çmimet e larta. Produktet janë kryesisht mall importi, çmimet janë po ato që kanë qenë por fuqia blerëse është shumë e dobët, njerëzit nuk kanë lekë shprehen tregtarët. Në mungesën e prodhimit vendas në treg kanë ndikuar edhe përmbytjet në zonën e Shkodrës, një problem ky i paralajmëruar nga ekspertët e bujqësisë. Rritje të çmimeve kanë artikuj si speci, patëllxhani, trangulli, kungulli etj. Ndërkaq, rritje ka pësuar edhe çmimi i disa frutave si ftoi, molla, hurma etj., nga 3-28 lekë/kilogrami. Për sa u përket çmimeve të prodhimit në ferma, nga 12 artikuj të krahasueshëm, 8 prej tyre kanë rritje çmimi si: trangulli me 17 lekë/kilogrami, domatja cilësi e dytë me 5 lekë/kilogrami, spinaqi me 4 lekë/kilogrami etj. Ndërsa nga frutat e prodhuara në fermë, molla e gështenja kanë rritje me 5 lekë/kilogrami, ndërsa hurma ka rritje çmimi me 1 lekë/kilogrami. Rritja e çmimit ka prekur jo vetëm prodhimet e importit, por edhe produktet vendase, të cilat gjenden me pakicë në treg.
Last Updated on E Enjte, 03 Qershor 2010 21:19