G20, viktima vdiq nga infarkti dhe jo nga hemorragjia
Londër - Viktima, i cili humbi jetën gjatë protestave të G20-ës në Londër, deklarohet se ka vdekur nga infarkti dhe jo nga hemorragjia në stomak. Këtë e konfirmon avokati i familjes, pas kryerjes së autopsisë.
Viktima ishte rrahur me shkop gome nga një polic, megjithëse nuk ishte pjesë e protestuesve. Për këtë rast nisen hetimet menjëherë nga policia londineze.
Episodi bëri bujë, pas përhapjes në internet të një videoje, ku shfaqej dhuna e ushtruar nga polici. Pak përpara se të vdiste, viktima është qëlluar në këmbë me shkop gome dhe më pas ka rënë në tokë pa ndjenja.