Zgjedhjet, PD akuza PS-së
Tiranë -Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha të premten se qëndrimi i fundit i opozitës ndaj pajisjes së shtetasve me karta identiteti synon të krijojë tensione artificiale dhe ta sabotojë këtë proces. Në cilësinë e përfaqësuesit të PD-së në komisionin e posaçëm 'ad hoc' për përgatitjen e zgjedhjeve, z. Shehu tha se komisioni nuk po mblidhet sipas parashikimit pasi opozita nuk është paraqitur. "Komisioni nuk është mbledhur as dje dhe as sot, pasi përfaqësuesit socialistë nuk na kanë dhënë përgjigje.
Ministria e Brendshme i ka dërguar komisionit të gjitha materialet dhe përgjigjet e kërkuara nga kolegët lidhur me situatën në përgatitjen e dokumentave të identifikimit, por nga e PS-së ka pasur heshtje.
Kjo synon të sabotojë dhe bllokojë procesin", tha deputeti Shehu. Sipas tij, "qëndrimi absdurd dhe joreliast i opozitës nuk është përmirësimi i shpërndarjes së kartave, por bllokimi i parlamentit dhe krijimi i tensioneve artificiale, për procese që në fakt po ecin normalisht". Një ditë më parë deputetët socialistë braktisën punimet e parlamentit duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për "heqjen e taksës së votës", që lidhet me pajisjen e shtetasve me karta identiteti falas.