Rama do të hetohet
Tiranë -Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. "Komisioni do të hetojë procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë krejtësisht abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një kartel të paligjshëm ndërtimi, bllokimin dhe mosdërgimin e planit të ri Rregullues të Bashkisë së Tiranës për miratim, sipas ligjit, dhe abuzimet me dhënien e lejeve të ndërtimit në mungesë të këtij Plani Rregulluese"-deklaroi deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri.
Komisioni hetimor do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita. Kryetari i tij do të jetë nga grupi politik nismëtar, ndërsa nënkryetari nga opozita. Veprimtaria e këtij komisioni do të përfshijë një periudhë tremujore nga krijimi i tij, një kohë kjo e mjaftueshme për përfundimin e hetimeve dhe hartimin e raportit.
Edhe gjatë vitit 2003, është ngritur një komision parlamentar hetimor për Edi Ramën, i cili nuk dha ndonjë rezultat.