G7: Irani ka shansin e fundit për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore

Irani ka një edhe një shans të fundit për të negociuar seriozisht për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, paralajmëroi ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss, sot pas një takimi të G7-s, i cili gjithashtu paralajmëroi Rusinë kundër një pushtimi të Ukrainës.
“Ky është shansi i fundit për Iranin që të vijë në tryezën e bisedimeve me një zgjidhje serioze të këtij problemi”, këmbënguli ministrja, vendi i së cilës aktualisht kryeson grupin e fuqive të mëdha.
“Ka ende kohë që Irani të vijë dhe të pranojë këtë marrëveshje, por ky është shansi i fundit”, këmbënguli ajo, duke i kërkuar Teheranit të vijë “me një propozim serioz”.
“Është jetike që ai ta bëjë këtë, sepse ne nuk do ta lejojmë Iranin të posedojë armë bërthamore”, tha Liz Truss në një konferencë shtypi në Liverpul.
Negociatat indirekte midis Iranit dhe SHBA, veçanërisht përmes evropianëve, rifilluan në fund të nëntorit në Vjenë në një përpjekje për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015 që supozohej të parandalonte Republikën Islamike nga posedimi i bombës atomike./ATSH