Presidenti kinez Jinping bisedë me homologun rus Putin përmes video-konferencës

Presidenti kinez, Xi Jinping më 15 dhjetor do të ketë një takim online me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying në një deklaratë tha se Jinping dhe Putin do të takohen online.
Ajo theksoi se në takimin që do të mbahet më 15 dhjetor, liderët do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale.
Takimi i liderëve të dy anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është i një rëndësie kritike për sa i përket ekuilibrit të fuqisë, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara së fundmi mes dy vendeve me SHBA-në.
Presidenti Jinping pati një takim online me homologun e tij amerikan Joe Biden më 16 nëntor, i cili zgjati rreth 3.5 orë.
Putin gjithashtu u takua online me Bidenin më 7 dhjetor. Ndërsa thuhet se para fundit të vitit mund të mbahet një takim kokë më kokë mes liderëve të dy vendeve./AA