E Shtunë, 31 Tetor 2026

G7 diskuton për krizën e borxheve në Eurozonë

Ky takim vjen pas shqetësimeve të fundit lidhur me ekonominë e Eurozonës, të theksuar edhe nga të dhënat zyrtare që tregojnë ngadalësimin e aktivitetit të sektorit privat, përfshirë Gjermaninë.

Me shqetësimet që po rriten gjithnjë e më shumë për Spanjën, liderët evropianë janë të ndarë nëse duhet të japin obligacione të përbashkëta si eurozonë apo jo.

Gjermania ngul këmbë në të sajën se bashkimi fiskal duhet t’u paraprijë eurobondeve.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha në një intervistë për gazetën Handelsblatt se “qeveria jonë gjithmonë ka thënë se para se të flasim për menaxhim të përbashkët të borxheve, ne duhet të kryejmë nja bashkim real fiskal”.

Eurobondet (obligacionet e përbashkëta të qeverive të Eurozonës) do të rrisnin interesin e kredimarrjes për Gjermaninë (krahasuar me nivelin aktual) dhe do të ulnin interesat e kredimarrjes për Greqinë, Spanjën, Italinë e vende të tjera në telashe.

Vendet e G7-ës jashtë eurozonës druhen se dështimi i Evropës në arritjen e rimëkëmbjes financiare do të zvarrisë edhe rimëkëmbjen globale.

Duke folur para takimit, ministri kanadez i Financave, Jim Flaherty, tha se Evropa ishte shqetësimi I vërtetë tani për tani.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-05 17:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›