E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Mbajtja e Asadit në pushtet, jo kusht për zgjidhjen e konfliktit

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Itar-Tass”, e cila citoi zv/ministrin të ketë thënë se "Ne nuk kemi thënë kurrë apo vendosur si kusht që Assad duhet të qëndrojë domosdoshmërisht në pushtet në fund të procesit politik në Siri''.
     
"Kjo çështje duhet të zgjidhet nga vetë sirianët'', shtoi ai, cituar nga agjencia publike ruse që nga Gjeneva.
     
Rusia nuk ka dashur asnjëherë deri tani të frenojë mbështetjen për aleatin sirian, por ka justifikuar disa herë mbështetjen e pushtetit personal të Bachar al-Assad.
     
Drejtuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan Kremlinit gjatë një samiti Rusi-BE që u zhvillua dje në Shën Peterburg të bashkëpunojnë me ta për një tranzicion politik në Siri.

                                                                                             2012-06-06 09:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›