E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Ruçi: Po zhvillohen negociata, s’kemi emra

Vendimi duket se është marrë për të shmangur deklaratat për temën e ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Fjalën e ka mbajtur vetëm kryetari i grupit Gramoz Ruçi, i cili ka njohur deputetët me qëndrimin e opozitës. "Kjo kohë deri të dielën, do të jetë në shërbim të negociatave, pavarësisht se në këtë drejtim nuk ka asnjë zhvillim. Ne nuk do të kemi kandidat", mësohet të ketë thënë Ruçi për deputetët.

Opozita ka kërkuar që seanca e radhës e Parlamentit për raundin e tretë të zhvillohet të dielën, ndërsa mazhoranca ka kërkuar të premten. Gjithçka pritet të vendoset në seancën e së enjtes së Parlamentit, i cili do të vendosë përfundimisht se kur do të zhvillohet seanca. /Start/

                                                                                             2012-06-05 17:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›