E Shtunë, 31 Tetor 2026

G7 kërkon zgjidhje për krizën greke

Bursat vazhdojnë të shënojnë rënie për shkak të krizës në Greqi, ndërsa vendet europiane e më gjerë shohin me shqetësim mungesën e stabilitetit në tregjet ndërkombëtare. Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, do t’i diskutojë përpjekjet për t’i ndihmuar Greqisë me homologët e financave nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara.

Ministrat e Financave nga SHBA, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, pritet të bëjnë thirrje për një ndihmë shtesë për Greqinë. FMN-ja është zotuar me 30 miliardë euro për Greqinë, ndërsa BE-ja do të japë rreth 80 miliardë euro hua. Takimi urgjent do të realizohet nepërmjet telekonferencës.

Mijëra protestues dolën përsëri dje nëpër rrugët e Athinës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shkurtimeve drastike të shpenzimeve, të cilat do të ndikojnë tek pensionet dhe rrogat e sektorit civil. Por parlamenti grek votoi për paketën e masave të ashpra ekonomike, e kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në këmbim të një huaje prej 145 miliardë dollarësh, që do të japin këto dy institucione.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›